close
Rajoni

TIRANË: REFORMA NË DREJTËSI – ENDE PA KONCENZUS

Takimi-Rama-Basha-1024×620

 

Kryeministri i vendit Edi Rama i ka bërë një kërkesë kreut të demokratëve, Lulzim Basha që të miratojnë Reformën në Drejtësi dhe të mos lejojnë që Shqipëria dhe Kuvendi të turpërohen për mosmiratimin e saj.

Kjo kërkesë e Ramës është bërë pas deklaratës së ambasadorit të SHBA, Donald Lu, ku një ditë më parë tha se Rama e Basha duhet të mbyllen në një sallë dhe të gjejnë patjetër zgjidhjen e kërkuar për miratimin këtë të enjte Reformën në Drejtësi.

Ndërkaq, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj letrës së hapur që kryeministri bëri ndaj tij, për uljen në tryezën e bisedimeve dhe gjetjen e konsensusit për miratimin e Reformës, ku ka thënë se PD është e gatshme që të negociojë që sot, mjafton që Reforma të jetë sipas opinioneve të Venecias. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia