close
Rajoni

TIRANË: REFORMA NË DREJTËSI MERR DAKORDËSINË E PALËVE

239267

 

Pozita dhe opozita arritën marrëveshje sot për reformën në drejtësi, duke u pranuar dy çështjet që ndanin konsensusin dhe lajmin e mirë për këtë e dha eurokomisioneri Johannes Hahn

Përmes një letre drejtuar tre liderëve, kryerpalamentarit Ilir Meta, kryeministrit Rama, dhe kreut të opozitës Basha, Hahn njoftoi se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit do të ketë rol vetëm rekomandues.

Sipas kësaj pike, vendimmarrja e fundit ligjore do t’i mbetet institucioneve shqiptare. Por nga ana tjetër, komisioneri Hahn thekson se ONM do të jetë në Kushtetutë, gjë e cila ka qenë një nga kundërshtimet e opozitës për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vettingut.

 

(Letra e Hahn për krerët e politikës)

Së pari roli i Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar duhet të ketë një bazë të fortë ligjore në Kushtetutë. Së dyti, rikonfirmoj, siç edhe e kam thënë përgjatë diskutimeve se Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të japë vetëm rekomandime të cilat nuk janë ligjërisht të detyrueshme. Megjithatë, këto rekomandime do të përfshijnë një arsyetim në të cilin qëndrimi i mbajtur do të shpjegohet sipas kritereve të caktuara nga legjislacioni”, thuhet në letrën e Hahn drejtuar tre liderëve politik shqiptar.

Kryetari i Partisë Demokratike ne një prononcim të tij në një konferencë shtypi tha se opozita do ta votojë reformën në drejtësi nesër në kuvend.

Basha tha gjithashtu se letra e komisionerit Hanh sqaron se roli i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit do të jetë vetëm rekomandues, pasi vendimmarrja do ti takojë institucioneve shqiptare. Sipas Bashës kjo është një beteje e fituar nga opozita e cila insistoi për vetting nga  shqiptarët.

Edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat se kanë ndjekur me shumë vëmendje situatën dhe zhvillimet më të fundit për sa i përket votimit të pritshëm të ndryshimeve kushtetuese në kuvendin e Shqipërisë nesër më 21 korrik. Bujar Nishani vlerësoi konsensusin thelbësore për finalizimin e reformës në drejtësi.

Pas publikimit të letrës së komisionerit të zgjerimt në Bashkimin Evropian Jonhanes Hanh për rolin e Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar, se drafti kushtetues nuk ndryshon.

Kreu i qeverisë theksoi sipas bindjes së tij, se ONM-ja do të jetë e përfshirë në kushtetutë ndërsa roli siç tha kryeministri është ai që ka shpjeguar komisioneri Hanh në letrën drejtuar tre liderëve të politikës.

Se kjo marrëveshje e politikanëve të Tiranës, pati jehonë edhe ndërkombëtare, dëshmon reagimi i menjëhershëm i Kancelares Gjermane Angela Merkel, e cila ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilin e ka vlerësuar për lidershipin e treguar për reformën në drejtësi. /TvArt&Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia