close
Rajoni

TIRANË: REFORMA NË DREJTËSI – NË PRITJE TË KONCENZUSIT

kuvendi-701×488

 

Të enjtën në orën 10 Kuvendi i Republikës së Shqipërisë nisë punimet me reformën në drejtësi dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të mbarojë deri sa kjo reformë të miratohet me konsensus të plotë.  Reforma në drejtësi ka vetëm një plan e plani është që kjo reformë të votohet me konsensus sipas Venecias.

Kryeministrit Edi Rama në një dalje për mediat u shprehë sot se koalicioni qeverisës, “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” do të votoj në bllok për reformën në drejtësi ai theksoi se pozita i ka votat për të kaluar reformën ditën e enjte.

Shefi i pozitës theksoi sërish se opozita është e mirëpritur për konsensus deri të enjten në ora 10, ndërsa kujtoi se e vetmja mundësi për dakordsi është drafti hibrid i propozuar nga ndihmës sekretarja amerikanë e shtetit Viktoria Nuland.

Kryeparlamentari Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme për shtypë u shprehë kuvendi ka miratuar sipas rregullores rendin e ditës për seancën e të enjtes dhe paketa e ndryshimeve kushtetuese është pika e parë. Meta tha se kuvendi nuk do t’i mbyll punimet deri sa të mos miratohet reforma në drejtësi.

Kreu i parlamentit të Shqipërisë që tryezën e negociatorëve ta përmbyll me shpejtësi draftin e përbashkët dhe jo ta shtyjë deri ditën e enjte në orën 9. Gjithashtu, Meta kërkoi që tryeza e negociatorëve t’i zhvilloj punimet në pranin e medias. Edhe Partia Demokratike vlerëson propozimin e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe shprehë gatishmërinë për tu ulur menjëherë në tryezën e bisedimeve në mënyrë që të zgjidhet edhe dy çështjet e mbetura që me sa duket mbrëmë u dakordësuan në takimin Rama – Meta – Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  falënderoi kryetarin e kuvendit dhe rolin e tij për konsensus.

Sipas kreut të PD-së dy pikat kyçe që presin zgjidhje janë e drejta e ndërkombëtarëve për të hequr kandidat nga lista e aplikantëve për procesin e vetingut dhe ankimimi i rolit të ekspertëve të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në gjykatën kushtetuese. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia