close
Rajoni

TIRANË: REFORMA NË DREJTËSI – PD-ja ME FORMULË TË RE

72c1fcae-f6fb-4a55-8401-a7f07f0168ee

 

Ashtu siç ishte paralajmëruar Partia Demokratike ka qartësuar për publikun formulën e propozuar për zgjedhjen e 12 komisionerëve të vetingut, e cila vjen në përputhje me Komisionin e Venecias. Oerd Bylykbashi, i cili bashkë me ekspertë të PD që propozojnë këtë formulë, sqaroi hapat që do të ndiqen në këtë proces.Sipas tij fillimisht shpallen vakancat nga Presidenti apo Avokati i popullit e më pas një trupë prej 3 anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese e zgjedhur me short, vlerëson kandidatët dhe i përcjell propozimet komisionit ‘’ad hoc’’ prej 12 anëtarësh.

Komisioni do të ketë 6 anëtarë nga mazhoranca e 6 nga opozita, ku secili prej tyre në të njëjtën kohë ka të drejtë të votojë në mënyrë të fshehtë dhe elektronike vetëm një propozim. Lista e plotë i dërgohet për votim seancës parlamentare.

Bylykabashi sqaron pozicionin e ndërkombëtarëve në këtë proces, ku sipas tij ndërkombëtarë do të kenë rol vëzhgues dhe jo vendimmarrës. Bylykbashi pohoi se askush nuk po anashkalohet dhe gjithçka vjen sipas Komisionit të Venecias.

Për negociatat me mazhorancën Bylykbashi thotë se komunikimi vijon me personat e caktuar në negociatë dhe jo me komisionin e posaçëm. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia