Tiranë: Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet 44-vjeçari

Tiranë | Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Arrestohet në flagrancë shtetasi që e ushtronte këtë veprimtari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet basteve sportive.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:

-D. D., 44 vjeç, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive, në një lokal, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular që dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share