close
Rajoni

TIRANË: VETTINGU VË NË LËVIZJE AMBASADORËT LU DHE VLAHUTIN

donald-lu-dhe-vlahutin

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh në një prononcim për mediat pas takimit me ambasadoren gjermane, Susanne Schütz, se për seancën e Kuvendit do të vendoset gjatë dy ditëve të ardhshme.  Ligji i Vettingut vë sërish në lëvizje ambasadorët më të rëndësishëm të akredituar në Tiranë.

Në orët e paradites ishte ambasadorja e BE, Romana Vlahutin e cila takoi kreun e kuvendit, Ilir Meta, për të diskutuar pikërisht për këtë çështje dhe arritjen e konsensusit për kalimin e tij sipas procedurës parlamentare e në respekt të kushtetutës. Më pas, rreth orës 14:20 ishte radha e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu i cili vizitoi Kryesinë e Kuvendit ku u prit nga Meta, ndërsa më herët takoi dhe kryetarin e komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj.  Ndërkohë, kryetari i Kuvendit Ilir Meta takoi jashtë ambienteve të kryesisë së Kuvendit ambasadoren e re të Gjermanisë, Suzane Shultz.

Në fund të prononcimit të tij Ilir Meta u shprehë se për vetë atë, zotnin Xhafën, dhe zotni, Bylykbashin  e vetmja gjë e sigurtë është se ata do të bëjnë pushime dimërore.  Meta gjithashtu  tha se gjatë dy ditëve të ardhshme do të dihet a do të shkojë kuvendi i Shqipërisë drejt seancave të suksesshme. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia