close
Rajoni

TIRANË: ZGJEDHJET LOKALE MË 30 QERSHOR TË VITIT 2019

Presidenti-Meta-1-933×445

Partitë politike pa dakordësi për reformën zgjedhore


Në Tiranë, Presidenti Ilir Meta ka caktuar të dielën e 30 qershorit të vitit të ardhshëm – ditë të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. TV Klan njofton se kreu i shtetit ka marrë vendimin pavarësisht një kërkese të operatorëve turistikë që zgjedhjet të mbaeshin në një datë që nuk do e dëmtonte sezonin e turizmit.

Në Shqipëri, zgjedhjet e ardhshme vendore do të mbahen më 30 qershor të 2019. Vendimi u mor sot nga Presidenti Ilir Meta. Javën e shkuar, kreu i Shtetit, organizoi për këtë çështje, konsultime dhe me kryetarët e grupeve parlamentare, ndërsa sot pati një takim dhe me kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruçi.

Në zgjedhjet e shkuara vendore, koalicioni i majtë i udhëhequr nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, fituan shumicën dërrmuese të 61 bashkive të vendit. E majta mundi të marrë 45 bashki. Nën kontrollin e saj kaluan thuasje të gjitha qytetet e mëdha të vendit, me përjashtim të Shkodrës, e cila i mbeti të djathtës. Koalicioni i partive të djathta, i udhëhequr nga Partia Demokratike fitoi vetëm 15 bashki. Ndërsa Bashkia e Finiqit në jug të vendit u fitua nga Partia “Minoriteti etnik grek për të ardhmen”.

Zëri i Amerikës njofton se ashtu si dhe në të kaluarën, problem duket se mbetet reforma zgjedhore. Ndonëse një Komision i posaçëm i parlamentit po bëhet gati dy vjet që është ngritur, mes palëve nuk ka ende një dakordësi. / Klan Macedonia/

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia