close
Sport

“Titani Kazak”mundi “Hulku Iranian” në një meç special boksi

hulku

“Hulku Iranian” dhe “Titani Kazak” janë përballur në mes vete në një meç special boksi.

Goditjet ishin të njëpasnjëshme, por fatkeqësisht meçi zgjati shumë pak.

“Hulku Iranian” u detyrua t’ia kthente shpinën kundërshtarit, i cili nuk po ndalte grushtet, ndërsa u mbështet për litarë dhe larg “Titanit Kazak”.

“Hulku Iranian” dukej sikur nuk ishte futur kurrë në ring dhe sikur nuk kishte gjuajtur kurrë me grushte.

Të dy ishin rivalë të mëdhenj në rrjetet sociale dhe i bënë thirrje njëri-tjetrit për një meç.

Meçi ishte planifikuar të zgjaste 6 runde, por u krye herët pasi “Hulku Iranian” nuk ishte në gjendje t’i përballonte grushtet e “Titanit” nga Kazakistani.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia