close
Sport

TOKIO 2020: ELIMINOHET XHUDISTJA ARBRESHA REXHEPI

3433ED89-76DB-47A0-8210-FBBDDB932BFD

AJO U ELIMINUA NGA BRITANIKJA ÇELSI GIL


Përfaqësuesja e Maqedonisë Veriut në Lojërat Olimpike Verore “Tokio 2020”, xhudistaja Arbresha Rexhepi, ka  pësuar  disfatë që në  paraqitjen e pare.

Arbresha Rexhepi në duelin  e parë me xhudisten britanike Çelsi Gil pësoi  disfatë bindëse  në kategorinë deri 52 kilogram. Lufta zgjati më pak se 60  sekonda dhe sigurisht  se është dëshpëruese për garuesen  tone  e cila  me optimizëm të theksuar udhëtoi në Olimpiadë me shpresë që të  fiton edhe medalje.

Nga  sportistët e Maqedonisë së Veriurt deri ,më tani kanë  garuar Borjan Brankovski  dhe Filip Derkoski. Sportisti  radhës që do  garon në Lojërat Olimpike është Dejan Georgievski  në TAEKVONDO në kategorinë  deri më 80 kilogram. Ai do të paraqitet të marten në orën 03:15.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia