close
Sport

“TOKIO 2020”: KONFIRMOHEN SHTATË RASTE TË REJA ME COVID 19

F4AB2A03-A346-4860-B0BA-955A46715CEF

NGA 1 KORRIKU JANË REGJISTRUAR 155 TË REJA

 

Koronavirus pjesë e Olimpiadës, konfirmohen 7 raste të reja me Covid-19!

Covid-19 vijon të jetë pjesë e pandashme e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Organizatorët e Olimpiadës konfirmuan sot 7 raste me koronavirus, duke e çuar në total në 155 numrin e të infektuarve nga 1 korriku, kur është hapur Fshati Olimpik.

Mes 7 personave që kanë rezultuar pozitiv, dy janë sportistë (njëri tenist holandez), që janë karantinuar dhe kanë humbur mundësinë e garimit në Olimpiadë. Të tjerët janë funksionarë të delegacioneve olimpike dhe punonjës shërbimi.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia