close
Sport

“TOKYO 2020”: HASHIMOTO NË KRYE TË KOMITETIT ORGANIZATIV

Tokio-2020

IOC PËRSHËNDET ZGJEDHJEN E SAJ


Japonezja 56 vjeçarje Seiko Hashimoto është vendosur në krye të komitetit organizator të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.  Ajo emërtohet në  vendin e Yoshiro Mori  I  cila dha dirëheqje nga detyra pas deklaratës së tij se “gratë flasin shumë”, frazë që i kushtoi atij largimin dhe u konsiderua si akuzë seksiste.

Seiko Hashimoto ka qenë ish-ministre e emancipimit të femrës dhe nga viti 2019 e deleguar e qeverisë në Olimpiadë. Përpara saj shtrohen një sërë problemesh, kryesisht të lidhura me pandeminë Covid-19, që sollën edhe shtyrjen me një vit në Olimpiadës. Ende sot mjaft japonezë kërkojnë anullimin e këtij eventi apo shtyrjen e tij.

Nuk do t’i kursej energjitë për të garantuar suksesin e Olimpiadës. Masat anti-Covid do të jenë prioriteti kryesor dhe dua të garantoj të gjithë japonezët dhe të huaj se do të jenë Lojëra të sigurta”, tha Hashimoto. Zgjedhja e saj në krye të Olimpiadës është përshëndetur edhe nga IOC, që e vlerëson përvojën e saj në sport./klanmacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia