Tom Hanks “tërbohet” dhe ju bërtet fansave, u bënë shkak për një incident të bashkëshortes

Aktori i njohur, Tom Hanks ka pasur një moment shpërthimi pasi teksa po dilte së bashku me bashkëshorten e tij, Rita Wilson nga një restorant dhe po shkonin drejt makinës, disa fansa u afruan drejt çiftit duke iu kërkuar foto.

Nga pamjet që janë bërë virale në internet, Hanks shihet duke i bërtitur grupit të fansave pasi ata u bënë shkak që të bashkëshortja e tij të pengohej në rrugë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Teksa Wilson po dilte nga restoranti, si pasojë e shtyrjes aksidentalisht nga disa fansa, ajo kthehet dhe i thotë me vendosmëri fansit të ndalojë.

Hanks pastaj u kthehet dhe përballet me grupin e fansave, ngre duart dhe bërtet: “Kjo është gruaja ime, largohu”. Dyshja më pas largohen me një makinë që po i priste. Disa anëtarë të grupit të fansave menjëherë kërkuan falje.

Në video, një roje sigurie shihet duke hapur rrugën për Hanks dhe Wilson që përpiqen të largohet teksa ecin përmes turmës./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share