close
Sport

TOPI ARTË: “FRANCE FOOTBALL” NDRYSHON RREGULLAT

Topi Artë

PLANIFIKOHET TË ZGJASË VOTIMI DERI NË DHJETOR TË VITIT 2022

 Kur  ende nuk janë  ndalur reagimet  pas ndarjes  së para dy ditëve të “Topit të Artë”, France Football planifikon të zgjasë votimin deri në dhjetor të vitit të ardhshëm për shkak të Kupës së Botës në Katar, e cila fillon më 21 nëntor dhe zgjat deri më 18 dhjetor.

Botërori është eventi më i rëndësishëm i sezonit dhe në bazë të tij do të vendoset për futbollistin më të mirë për vitin 2022.

Messi fitoi dje “Topin e Artë” për të shtatën herë rekord dhe iku nga Cristiano Ronaldo, i cili mbeti me pesë çmime të tilla. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia