close
Sport

TOPI I ARTË: MODRIÇ FITON BONUS PREJ 800 MIJË EUROVE

Modriç me bonus

Përfitimi vjen në bazë të klauzolës që ka me Nike


Fituesi i “Topit të Artë” Luka Modriç, pasi që ka fituar këtë trofe i cili konsiderohet si më i rëndësishëmi individual në botën e futbollit, krahas prestigjit, ai ka përfituar edhe materialisht.

Fitimi i “Topit të Artë” i ka sjellë edhe 800 mijë euro fitime. Ky shpërblim vjen në sajë të një marrëveshje personale që ka Modriç me kompaninë e vesh mbathjeve Nike.

Kroati ka një klauzolë në marrëveshjen mes Nike, që ky i fundit fiton 800 mijë euro për ç’do “Top të Artë” që mund të fitojë. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia