close
Bota

TORINO: 11 PROTESTUES NË PRANGA, KATËR TË PLAGOSUR

Torino-5

Skena guerrilase urbane në Torino, ku marshimi i protestës së anarkistëve, i organizuar pas dëbimit të një azilanti të punësuar prej vitesh. Në fund të ditës, policia ndaloi 11 vetë. Ata janë akuzuar për shkatërrime, posedim dhe hedhje të objekteve shpërthyese, rezistencë të rënduar, bllokim rrugës.

Katër persona kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve është rëndë. E izoluar për orë të tëra zona mes qendrës historike dhe Porta Palazzo. Situata është normalizuar pas pothuajse dy orëve përleshjesh. Me koshat e përmbysur, anarkistët krijuan barriera në rrugë, duke përhapur panik midis kalimtarëve dhe banorëve. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia