close
Top LajmeVendi

TRAGJEDIA NË BULLGARI: DITA E DYTË E ZISË KOMBËTARE

qev

DITË ZIE NË KOSOVË DHE BULLGARI

 

Në Maqedoninë e Veriut dita e dytë e zisë për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari. Vendi ynë është në zi për shkak të 45 viktimave që humbën jetën në austostradën Struma në Bullgari.

Nga 23 deri më 25 Nëntor flamujt në vend janë ngritur në gjysmështizë. Për shkak të kësaj tragjedia janë anuluar të gjitha ngjarjet publike, kurse mediat kanë adaptuar programet konform ditës së zisë kombëtare.

Është anuluar edhe vendimi I qeverisë nëse do të miratohen masat e reja anti-covid për vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësor dhe covid-certifikatat për punonjësit e sektorit publik. Gjithashtu janë anuluar të gjitha aktivitetet partiake që priteshein të jepnin një epilog për krizën politike në vend.

Ditë zie sot janë shpallur edhe në Kosovë dhe Bullgari.

Sot Këshilli Komunal i Çairit në një seancë të jashtëzakonshme  njëzëri miratoi vendimin për ridedikimin e mjeteve që janë të parapara për dekorimin e territorit të Komunës së Çairit për festat e fund-vitit dhe këto mjete do t’u ndahen familjarëve të atyre që kanë ndërruar jetë në aksidentin tragjik në Bullgari./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia