close
Vendi

TRAGJEDIA NË TETOVË: CEREMONIA MORTORE E VIKTIMAVE

DCBE44EB-32E2-4F53-BC74-E0AB7A56BCD7

OBDUKSIONI EDHE PËR NJË 20 VJECARE QË NUK ISHTE VIKTIMË E ZJARRIT


Përfundoi obduksioni i trupave të pajetë në Mjekësinë Ligjore që zgjati dy ditë jo të plota.

Me furgonë trupat e viktimave u morën nga kompani funeralesh.

Me kërkesë të Prokurorit Publik, obduksioni i është bërë edhe një 20 vjecareje që ishte reanimuar, por për shkak të komplikimeve nga COVID-19, kishte ndërruar jetë. Ajo nuk është viktimë e zjarrit.

Në varrezat e qytetit në Tetovë u zhvillua ceremonia mortore e disa prej viktimave të natës së kobshme të 8 Shtatorit që humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në spitalin modular të Tetovës. Familjarë të viktimave, por edhe qytetarë tjerë morën pjesë në këtë ceremony mortore për t`ua dhënë lamtumirën e fundit viktimave të tragjedisë në Tetovës.

Me vendim të Këshillit, Komuna e Tetovës do t`i mbulojë harxhimet për shërbimet funerale të viktimave si dhe ka miratuar ndihmë financiare prej 60.000 denarëve për të gjitha familjet e viktimave dhe atyre që i mbijetuan kësaj tragjedie. Për këtë vendim njoftoi Kryetarja e Komunës, Teuta Arifi i cili vizitoi Njësitin e Zjarrfikësve të Tetovës që kishte intervenuar në natën e tragjedisë. Sipas saj, spitalet modulare nuk janë nën kompetencë të Komunave.

TEUTA ARIFI – KRYETARE E KOMUNËS SË TETOVËS

“Të gjitha qendrat modulare që janë ndërtuar në nivel vendi janë ndërtuar me ligj special dhe në bazë të këtij ligji asnjëra prej tyre nuk ka patur nevojë të ketë leje nga komunat përkatëse”

Ndërkohë në rrjetin social Tik Tok është publikuar xhirimi i kamerave të sigurisë në Spitalin e Tetovës dhe momentet e para gjatë shpërthimit të zjarrit.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia