close
Top LajmeVendi

TRAGJEDIA NË TETOVË: FLASIN ZJARRFIKËS E DËSHMITAR OKULAR

chrome_ppa4Lca6vU

“ZJARR I TMERRSHËM NË COVID-QENDRËN”


Ekipi I Klan Maqedoni nga orët e mengjësit ndodhet në vendngjarje , në vendin ku nodhi fatkeqësia e mbrëmshme , djegia e spitalit modular ashtu sic mund të shihni edhe nga pamjet tashmë ky spital është bërë shkrumb e hi.

Shefi i Njësisë së Zjarrfikësve të Tetovës, Uka Aliti, duke u prononcuar rreth intervenimit të mbrëmshëm tha se para arritjes së tyre në vendngjarje ka pasur një shpërthim, ndërsa zjarri është lokalizuar brenda 30 minutave.

UKA ALITI – SHEFI I ZJARRFIKËSVE TË TETOVËS

Meqënëse flakët e zjarrit aq të mëdha mundoheshim që flakët ti shuajmë por dhe në anën tjetër kolegët të bejnë evakuimin apo nxjerrjen e njerëzve që ishin në ato objekte, kemi nxjerur njerëz të gjallë por fatkeqësisht edhe të vdekur, por e jona ishte vetëm që të nxjerim njerëz dhe të shuajmë zjarr.

Ndërkaq, një dëshmitar okular i shpërthimit të zjarrit në ambientet e spitalit mobil në Tetovës, ngjarjen e përshkruan si tmerruese.

DËSHMITARI OKULAR

Vrapova ndër të parët ishim aty por nuk kishte teori që dicka të intervenosh apo të japësh ndonjë ndihmë, të gjithë ishin aty me polici me zjarrfikës, drejtoria, kryetarja e komunës , ishin në vend ngjarje por nuk mund të intervenohej sepse kaploj një zjarr që nuk e kemi pa në Tetovë asnjëherë.

Në Spitalin modular në Tetovë, krahas tre Prokurorëve nga PTHP-Tetovë, mbrëmë kanë dalë edhe dy Prokurorë nga PTHP-Shkup. Në vendngjarje ka qenë edhe Prokurori Publik I RMV-së që ka asistuar në punën e Shtabit të Krizës.

Prokurorët kanë dhënë urdhër për obduksionin dhe identifikimin e trupave të 14 personave që kanë humbur jetën në zjarrin kurse po hetohet nëse ka edhe viktima tjera. Për disa nga viktimat do të duhet analizë e ADN-së që të vërtetohet identiteti I tyre. Sipas njohurive të para, në mesin e viktimave nuk ka personel mjekësor. Deri në orët e hershme të mëngjesit, prokurorët kanë marrë në pyetje punonjës të spitalit mobil me qëllim të zbardhjes së shkaqeve të zjarrit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia