close
Top LajmeVendi

TRAGJEDIA NË TETOVË: KRYEMINISTRI NUK MENDON PËR DORËHEQJE

28BD16A3-8510-4526-A2BC-2C122B673230

OPOZITA: PËRGJEGJËSI PËR JETËT E HUMBURA PATJETËR TË KETË


Kryeministri Zoran Zaev duke komentuar tragjedinë e Tetovës ku humbën jetën 14 persona, siguroi se spitalet modulare janë të sigurta dhe me standarde të njëjta sikurse në gjithë botë. Ai duke komentuar kërkesat e opozitës që të dorëhiqet për arsye morale tha se nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Kërkesat për dorëheqje, sipas Kryeministrit Zaev, janë politike, dëshirë për pushtet dhe për fitore në zgjedhje.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Të vijë Mickoski e të jetë Kryeministër? Nuk mendoj për dorëheqje. Kryeministër ose Zv/Kryeministër do të jetë Kryetari I ASH-së kur ta meritojë, kur të jetë këtu për të dhënë ide, të ofrojë zgjidhje, e jo që këtë tmerr ta shfrytëzojë në mënyrën më perfide edhe atë gjatë kohës së tri ditëve zie, krejt kjo për dëshirën e flaktë për pushtet, që të fitojë. Derisa sillen në këtë mënyrë do t`I humbin zgjedhjet.

Në të njëjtën vijë me Kryeministrin se tragjedia në Tetovë po përdoret për përfitimi politike është edhe Zv/Kryeministri I Parë.

ARTAN GRUBI – ZV/KRYEMINISTËR

“Pse zotëri Sela apo zotëri Taravari nuk kanë qenë në Tetovë t’i vizitojnë familjet, ta vizitojnë vendin ku ka ndodhur tragjedia e madhe e paparë në hapësirat tona dhe pse nuk bënë asgjë që t’u ndihmojnë atyre familje, por përkundrazi e keqpërdorin tragjedinë për politika të imta parazgjedhore”

Lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski I cili në rajonin e Tetovës ka vizituar një familje të viktimave të tragjedisë në spitalin modular, deklaratën e Kryeministrit e ka vlerësuar si dëshirë për të qëndruar me cdo kusht në pushtet. Duke mos dhënë detaje tha se në periudhën e ardhshme priten hapa konkrete nga opozita dhe nga ai personalisht.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Nëse ai njeri nuk ndjen aspak përgjegjësi morale dhe këtë e interpreton se nëse ai largohet Mickoski do të jetë Kryeministër, atëherë me të vërtetë, përvec asaj ndjenje për neveri nuk gjë tjetër të them. Në periudhën e ardhshme do të ketë hapa nga opozita dhe VMRO-DPMNE-ja por edhe nga unë personalisht”

Lideri I opozitës duke komentuar dorëheqjet e ofruara tha se rasti tragjik në Tetovë duhet të ketë përgjegjësi penale jo vetëm morale.

 HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“Si mund ta lëshoni në përdorim një objekt që nuk ka leje për t`u lëshuar në përdorim? Po, të gjitha detajet tjera janë të rëndësishme, duhet kohë dhe hetime. Por, vet të dhënat se ky objekt dhe shumë të tjerë nuk kanë leje për përdorim tërheq përgjegjësi penale jo vetëm morale”

Nuk ka munguar edhe reagimi I kreut të ASH-së, Ziadin Sela. Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Kryeministri Zaev është verbuar nga pushteti dhe nuk dëshiron të kuptojë dhënien e dorëheqjes.

“Por, mos harro një gjë, jo të gjithë jemi njësoj. Vështirë e ke ta kuptosh esenë e dorëheqjes sepse nuk e ke brenda vetes. E kjo është ndërgjegja, morali dhe jo pushteti” – shkruan Ziadin Sela në Facebook. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia