close
Top LajmeVendi

Trajanovi kërkon që Kuvendi të diskutojë për Regjistrimin

Screenshot_2

KËRKON NDRYSHIME TË LIGJIT PËR REGJISTRIM


Deputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokrate, Pavle Trajanov kërkon që Kuvendi në seancën e ardhshme të diskutojë për informatën e regjistrimit. Ai në lidhje me këtë, i ka dorëzuar kërkesë kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi.

PAVLE TRAJANOV, LD

“Kuvendi të miratojë ndryshime dhe plotësime të ligjit për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave me të cilat do të përjashtojë nga regjistrimi jorezidentët, të kompletohen të dhënat për 132.000 qytetarë të paregjistruar në pjesën e përkatësisë etnike, gjuhësore dhe fetare përmes kryqëzimit të të dhënave, por edhe me kontakt direkt me personat që nuk janë regjistruar”.

Ai theksoi se posaçërisht indikativë janë informatat se përpunuesit e të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave janë përballë me probleme rreth personave rezidentë dhe jorezidentë, për të cilët ka qenë e vështirë të vërtetohet në cilin grup përkasin, me çka ka pasur proces të verifikimeve shtesë përmes evidencave aktuale.

PAVLE TRAJANOV, LD

“Për faktin se nuk janë regjistruar pothuajse dy e treta e shtetas tanë jashtë vendit, të dhënat e regjistrimit për popullsinë jorezidente japin pasqyrë plotësisht të gabuar për përkatësinë etnike apo religjioze të shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe parti të caktuara politike i shfrytëzojnë për numërim etnik dhe majorizim kur nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve nxjerrin përqindje për numrin e maqedonasve, shqiptarëve etj”.

Ai po ashtu, ka kërkuar që Qeveria të formojë komision ekspertësh prej dhjetë anëtarëve i cili në bashkëpunim me Entin Shtetëror të Statistikave dhe me institucionet tjera shtetërore do t’i kontrollojë të dhënat e regjistrimit dhe do t’i mënjanojë gabimet eventuale./KlanMacedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia