close
Top LajmeVendi

TRAJANOVI KËRKON SHFUQIZIM TË DISPOZITAVE TË KODIT ZGJEDHOR

1pavle-trajanov-kabinet-roler

TRAJANOV: DISPOZITAT SHKELIN PARIMIN KUSHTETUES PËR BARAZI


Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov ka kërkuar shfuqizim të dispozitave të Kodit Zgjedhor, të cilat sipas tij, favorizojnë katër partitë më të mëdha parlementare, duke u mundësuar hapësirë më të madhe mediatike. Ai në lidhje me këtë, ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese raporton KlanM.

Trajanov, deklaroi të mërkurën për mediat se, sipas Kodit Zgjedhor, 90 % e hapësirës mediatike për financim u përket katër partive më të mëdha, si dhe mjetet financiare për fushatën zgjedhore dhe hapësirës reklamuese për bilborde dhe ngjashëm.

PAVLE TRAJANOV, KRYETAR I LD-së

“Nga nëntë minuta kohë shtesë për prezantim mediatik, tetë u takojnë katër partive, vetëm një minutë për gjithë partitë tjerë dhe listat e pavarura. Me këto dispozita, katër partitë sigurojnë përparësi jashtëzakonisht të madhe për prezantimin e programeve të tyre dhe kandidatëve për deputetë, kryetar komunash, këshilltarë apo kryetar të shtetit. Me këto dispozita shkelet parimi kushtetues për barazi të partive gjatë pjesëmarrjes në zgjedhje”.

Trajanov pret që Gjykata Kushtetuese t’i shfuqizojë dispozitat kontestuese, me çka të gjitha partitë dhe listat dhe kandidatët e pavarur do të kenë mundësi të barabarta në zgjedhje./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia