Ekipi spanjoll Real Madridi ka të ngjarë të jetë pa trajnerin Carlo Ancelotti për ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve kundër Chelsea-t për shkak të COVID-19.
Ancelotti rezultoi pozitiv me koronavirus javën e kaluar dhe nuk udhëtoi për në Londër me pjesën tjetër të skuadrës të martën.
Kishte një mundësi që ai të mund të arrinte ende ndeshjen e së mërkurës nëse rezulton negativ në kohë për të udhëtuar.
Ancelotti ka munguar tashmë në fitoren e skuadrës prej 2-1 ndaj Celta Vigos në ligën spanjolle të shtunën, kur ndihmës trajneri Davide Ancelotti, djali i tij, ishte në mesin e atyre në krye.
Ancelotti, i cili ka pasur simptoma të vogla të COVID-19, po përpiqet të fitojë për të dytën herë Ligën e Kampionëve me Madridin pasi ndihmoi klubin të ngrinte trofeun evropian në vitin 2014./AA/