close
Sport

TRANSFERIME: GAMEIRO KALON TE ATLETICO MADRIDI

GAMEIRO

Atletico Madrid ka zyrtarizuar blerjen nga Sevilla të sulmuesit Kevin Gameiro, pasi francezi ka firmosur një kontratë katër-vjeçare për “Rojiblancos” dhe ka kaluar me sukses vizitat mjekësore. Transferimi i tij në “Vicente Calderon” do të kushtojë 40 milionë euro. 29-vjeçari ka qenë një nga futbollistët kryesorë te Sevilla, që kur u ble nga Paris SG në vitin 2013. Ai ka fituar tre herë radhazi Ligën Evropa në radhët e skuadrës andaluziane duke shënuar 67 gola në këto tre sezone.

Francezi kërkohej edhe nga Barcelona dhe Paris SG, por duke qenë se te këto dy ekipe do të qëndronte në stol, ai vendosi ti bashkohet Atletico Madridit. Ai bëhet blerja e pestë e Atletico në këtë verë, pas Nicolas Gaitan, Sime Vrsaljko, Diogo Jota dhe Axel Werner.

Blerja e Gameiro është shoqëruar me huazimin se 22-vjeçarit Vietto te Sevilla, e cila do të vendosë në fund të sezonit nëse do ta blejë përfundimisht lojtarin për 8 milionë euro, apo do të marrë 40 milionë euro të plota nga Atletico për shitjen e Gameiro./Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia