close
Top LajmeVendi

TRANSPARENCY INTERNATIONAL: KORRUPSIONI – RMV- ja ME PROGRES PËR 24 VENDE

47270520_403

RMV-ja NË VENDIN E 87-të ME 39 PIKË


Pas disa viteve rënie, Maqedonia e Veriut, ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit duke u ngjitur për 24 vende në listën më të re të Transparency International që vlerëson përparimin e vendit në luftën kundër korrupsionit.

Maqedonia e Veriut gjendet në vendin e 87-të me 39 pikë, për dallim nga viti i kaluar kur ishte në vendin e 111-të me 35 pikë.

TRANSPARENCY INTERNATIONAL

“Vendi ka ndërmarrë hapa për ndjekje penale të funksionarëve të lartë dhe përforcimin e institucioneve të pavarura mbikqyrëse. Qeveria, gjithashtu, ka miratuar agjendë dhe plan aksional kundër korrupsionit – të zhvilluar në konsultim me shoqërinë civile – që përfshinte masa eksplicite për luftë kundër krimit të organizuar, reforma në zgjedhje dhe sistemin e jurisprudencës, si dhe përballjen me nepotizmin dhe ndikimin në praktikat e punësimeve në institucionet publike”

Nga vendet e rajonit para Maqedonisë së Veriut janë Slovenia, Greqia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bullgaria, derisa Kosova radhitet njëjtë sikurse RMV-ja. Pas vendit tonë renditen Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria.

Si probleme më të mëdha me të cilët është përballur bota gjatë vitit 2021 përmenden pandemia dhe të drejtat e njeriut.

Në Raport thuhet se pandemia globale po shfrytëzohet nëpër shumë vende si justifikim që të kufizohen liritë themelore.

Më të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit për vitin e kaluar kanë qenë Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Singapori dhe Suedia. Nga ana tjetër, Sudani Jugor, Siria dhe Somalia janë në fund të listës në luftën kundër korrupsionit./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia