close
Top LajmeVendi

TRANSPLANTIMI I PARË I ZEMRËS NË RMV

transplanti-i-zemres

Në Klinikën për Kardiokirurgji në Shkup, pas 6 orë nërhyrjeje kirurgjikale, në orën 2.00 pas mesnatës ishte transplantuar zemra në trupin e një pacienti 54 vjecar.

Ministri I Shëndetësisë Venko Filipche ditën e sotme e ka quajtur historike për shkak se për herë të parë është bërë transplantimi I zemrës nga një donator që ka humbur jetën. Ai beson se kjo do të dërgojë mesazhe se sa me rëndësi është të dhurohen organet për të shpëtuar jetë tjera.

“Ka kritere që duhet të respektohen, bëhet fjalë për pacientë të vendosur në një grup të gjerë në të ashtuquajtur “zemër e dobët” ku në momente të caktuara mund të jetë progressive dhe mund të shërbejë, por në momente tjera kjo mundësi shteret”, tha Filipçe.

Mjeku Sashko Jovev, nën udhëheqjen e të cilit është kryer transplantimi, ka thënë se ky operacion paraqet kulmin e kardiokirurgjisë në vend.

“ Ky operacion paraqet rrumbullaksimin e një procesi që e filluam kohë më parë. Do të vazhdojmë në këtë drejtim dhe ajo për të cilën duhet të luftojmë htë të kemi sa më shumë donator”,tha Jovev.

Emilija Dineva është gruaja, zemra dhe veshkët e së cilës u dhuruan për tre pacientë, prej se kishte humbur jetën në një aksident trafiku. Në rrjetet sociale, ku numër I madh I qytetarëve shprehin ngushëllime për familjen, Dineva ka marrë epitetin e “heroinës”.

I biri I pacientit 54 vjecar, të parit që iu transplantua zemra, sot shprehu ngushëllime dhe falënderime për familjen e donatorit.

“Kur të shuhet dhimbja dhe sapo të shërohet babai im, dua të njihem me familjen  donator. Të shprehim ngushëllime dhe ta dijnë se zemra e nënës së tyre ende rreh. Na bashkon zemra”, tha Ognenovski.

Pacientët që kishin marrë organet ishin zgjedhur nga Listat Kombëtare për pritje të zemrës dhe veshkëve sipas kritereve të caktuara mjekësore për përputhje që I ka përgatitur dhe udhëhehq Ministria e Shëndetësisë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia