close
Top LajmeVendi

Tre vite burg për të akuzuarin e aksidentit afër ”City Mall” (VIDEO)

weerger

FAMILJA E VIKTIMËS TË PAKËNAQUR ME DËNIMIN

Gjykata Penale ka dënuar me 3 vite burg 23 vjeçarin Jordan Gorgiev i cili me 20 janar të këtij viti aksidentoi për vdekje 24 vjeçaren Viktorija Nikollova nga Radovishi. Sipas gjykatës, Gorgiev, i cili në seancën e kaluar e pranoi fajin, ka vozitur mbi shpejtësinë e lejuar dhe nuk ka pasur kujdes në vendkalimin për këmbësor dhe ka kryer vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik.

Si rrethana vështirësuese gjykatësja, Lubinka Bashevska theksoi humbjen e jetës së njeriut, shpeshtimin e këtyre veprave penale dhe mosrespektimin e shpejtësisë së lejuar të lëvizjes, ndërsa si rrethana lehtësuese theksoi pranimin e fajit, pendimin e shprehur dhe fakti se bëhet fjalë për person të moshës së re.

Familja e viktimës dhe avokati vlerësojnë se dënimi i shoferit është e barabartë me masën e lirimit. Sipas avokatit, Vladimir Mihajloviq, dënimi i shqiptuar është joserioz, ndërsa babai i viktimës tha se janë të tmerruar nga aktgjykimi.

BABAI I VIKTIMËS

“Nuk kam fjalë, jam i tmerruar nga ky shtet, nga gjyqësori dhe për këtë ka aq përqindje të madhe të mosbesimit. Nuk kam asgjë tjetër, kemi të tmerruar si familje me këtë vendim. Nuk kemi fjalë, të gjithë do të largohen nga shteti”.

Përkrah dënimit me burg, shoferi ka marrë edhe ndalesë për drejtim të automjetit motorik të kategorisë B në periudhë prej tre vitesh nga hyrja në fuqi e aktgjykimi.

Aktgjykimi nuk është i plotfuqishëm dhe palët kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit në Shkup mbi lartësinë e dënimit. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia