close
Vendi

TRE VJET NGA MARRËVESHJA ME BULLGARINË

F3ABD728-770F-4C1B-B916-7A5D301E7586_cx0_cy0_cw99_w1200_r1

Në skeletin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, Maqedonia dhe Bullgaria kishin punuar me dekada, por nënshkrimi përfundimisht u vendos nga Kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, më 1 Gusht të vitit 2017. Ditën e ardhshme, për herë të parë Ilindeni në Krushevë u kremtua edhe me një delegacion zyrtar nga Sofja, si hapi I parë I “historisë së ndarë” të dakorduar, ashtu sic parasheh Marrëveshja.

“Treguam vullnet politik për progres, për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe bëmë një hap historik përpara. Perspektivat e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë, kurse edhe Marrëveshja e Prespës me Greqinë, sollën anëtarësimin në NATO, procesin e hapur për negociata për anëtarësim në BE, por edhe bashkëkryesimin e Procesit të Berlinit. Ky sukses u bë inspirim dhe model bashkëpunimi për rajonin dhe më gjerë”

Por, tash për tash nuk ka tregues nëse Marrëveshjet mes Maqedonisë dhe fqinjëve të saj Bullgarisë dhe Greqisë, janë modele të vërteta për zgjidhjen e kontesteve të hapura në rajon, e as për atë se me marrëveshjet në terrenin vendas po parandalohet propaganda qëllimkeqe, nacionalizmi dhe gjuha e urrejtjes” ashtu sic shkruan Zaevi në mesazhin e sotëm. Krahas faktit që me këto dokumente vendi u bë anëtare e 30-të e NATO-s dhe hapi dyert e BE-së, VMRO-DPMNE-JA opozitare kundërshton kompromiset në dokumentet.

“Qëndrimi ynë lidhur me dy marrëveshjet është I qartë dhe është I pandryshueshëm. As me Marrëveshjen me Bullgarinë, e as me Greqinë. Ne as që jemi pajtuar, e as që mund të pajtohemi në të ardhmen”

Kundërshtarët e Marrëveshjes me Bullgarinë kanë kritikuar pozicionet e fqiut lindor rreth shumë ngjarjeve dhe personaliteteve të historisë, që dy vendet I vlerësojnë si pjesë të tarshëgimisë së tyre, mes të cilëve edhe personaliteti I Goce Dellcevit. Nga ana tjetër, përfaqësues ndërkombëtar në vecanti ato evropian disa herë kanë cmuar guximin e Zaevit për zgjidhjen e këtyre cështjeve, që më shumë se një dekadë anuluan anëtarësimin në NATO, kurse për një periudhë të gjatë larguan vendin nga anëstarësimi në BE./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia