close
Ekonomi

TREGTARËT DO TË VENDOSIN PËR ÇIMIMET E NAFTËS

pompat-e-naftes-629×367-780×439

Liberalizimi i tregut të naftës është instrumenti që Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka përdorur si rezultat i mos nënshkrimit te ndryshimeve ligjore te Ligjit për energjetikë nga ish-presidenti Gjorge Ivanov. Nga sonte në mesnatë tregtarët në pompat e benzinës  vetë të vendosin çmimet e  naftës dhe derivateve të saj.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski bën apel që të ndiqen berza botërore të naftës me qëllim që mos të ketë ndryshime të hatashme cimeve të naftës.

“Nuk pres që tregtarët prej nesër të shkaktojnë shok të çmimeve. Nëse e bëjnë këtë gjë pas këtijë regullimi ,KRRE do të merr parasysh këtë sjellje. Por nga komunikimi im me tregtarët nuk pritet të keqpërdoret ky rast. Gjatë kësaj periudhe pritet që tregtarët t’i ndjekin çmimet e berzës botërore të çdo derivati”, tha Bislimovski.

Qytetarët u shprehën që nuk janë të kenaqur me ndryshimin e cmimeve të cilat bëhen brenda natës dhe se shpresojnë që kjo regullativë të mos zmadhoj cmimet e të njejtave:

Megjithatë sa i perket ndryshimeve ligjore Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), Marko Bislimovski u shpreh: “Është e nevojshme të miratohen ndryshimet në Ligjin për energjetikë, të cilat janë në procedurë kuvendore dhe menjëherë pas miratimit do të mbajmë seancë përgatitore dhe kryesore, në të cilën do të miratojmë metodologjinë e re”.

22 shtete anëtare të BE kanë liberalizuar tregun e të gazit ku vendi i fundit që liberalizoi tregun ishte ishte Portugalia ne 2011-tën. Megjithatë 4 vende të BE si Bullgaria, Finlanda, Greqia dhe Letonia ende nuk kanë liberalizuar tregun e gazit. Liberalizimi i tregut të naftës është cilësuar si sukses nga analistët e industrisë megjithatë politikanët e BE ngurojnë ta thuan këtë duke u shprehur që Evropa tashmë është me e varur nga gazi rus dhe se ky treg tashmë rezikohet të jetë i pa kontrollueshem. /Artina Zeqiri/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia