Tregti me ikona të vjedhura në relacionin Maqedoni e Veriut – Shqipëri

PREJ 45 IKONAVE TË SEKUESTRUARA, PËR 24 ËSHTË VËRTETUAR SE KANË PREJARDHJEN PREJ KISHAVE NË VEND

Më shumë se gjysma e 45 ikonave të vjedura të sekuestruara në Shqipëri është vërtetuar se e kanë prejardhjen nga kishat në Maqedoninë e Veriut, thotë ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska. Për të tjerat vazhdon procesi i identifikimit në të cilin marrin pjesë ekipe të ekspertëve nga më shumë institucione në të dyja vendet përcjell KlanMacedonia.

Një nga drejtimet e biznesit me eksport të jashtëligjshëm të artefakteve arkeologjike, kishtare dhe të tjera, së fundmi shpie në Shqipëri, sipas deklaratës së Ministres së Kulturës, madje edhe pasi është arritur marrëveshje për kthimin e 25 ikonave të sekuestruara , të vjedhura në kishat maqedonase.

“Në procesin e kthimit të ikonave tashmë të vjedhura, me Republikën e Shqipërisë, pikërisht kur ai proces i 25 ikonave të vjedhura u rrumbullakësua, kemi zbuluar “dërgesë” të re me 45 ikona, prej të cilave 23 ose 24 janë të identifikuara se janë tonat. Kush i identifikon: Kemi formuar ekip nga Ministria e Kulturës dhe Drejtoria për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, të cilat tashmë janë dërguar në terren dhe punojnë në identifikimin e pjesës së mbetur të ikonave”, deklaroi Bisera Kostadinovska Stojçevska, Ministre e Kulturës, përcjell KlanM.

Maqedonia e Veriut nga ambasada amerikane do të marrë ndihmë për mbrojtjen e artefakteve arkeologjike dhe kishtare, si dhe për përforcimin e normave ligjore për këtë qëllim. Siç informon Klan M në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vite me rradhë qëndrojnë fotografi të mbi 30 ikonave të zhdukura dhe sendeve të zhdukura arkeologjike, ndërsa për shumë të tjera as nuk është ngritur procedurë për gjetjen e tyre. Ministrja e Kulturës njoftoi se sipas ribalancit të buxhetit të shtetit, për 34% janë ulur mjetet e dedikuara për Ministrinë e Kulturës, kryesisht për shkak të faturave të larta të rrymës dhe mbulimin e rrogave./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share