close
Bota

TRENAT MË TË SHPEJT NË BE DHE NË EVROPË

Screenshot_5

Kroacia dhe Shqipëria – të fundit


Portali i njohur Smardart këto ditë ka publikuar një ranglistë për shpejtësinë e trenave në Bashkimin Evropian, por edhe në gjithë e Evropën. Të dhënat, në fakt flasin për ivenstimet që bëhen në transportin hekurudhor.  Kështu, Kroacia posedon trenat më të ngadalshëm në Bashkimin Evropian, kurse Shqipëria – në konetinentin e vjetër. Edhe Maqedonia nuk është për t’u lavdëruar…

Kjo është harta e përgatitur nga Smardart për shpejtësinë, përkatësisht ngadalësinë e trenave. Mund të shihet se Kroacia posedon trenat më të ngadalshëm në Bashkimin Evropian, me një shpejtësi mesatare prej 58.2 km/h. Shpejtësia e trenave në Bosnjë-Hercegovinë arrin 54.5 km/h, në Serbi 54.3 km/h), në Maqedoninë e Veriut 53.1 km/h kurse Shqipëria mund të ‘mburret’ me trenat më të ngadaltë. Shpejtësia e tyre është as më shumë e as më pak se 27.6 km/h. Ka mbase edhe më keq: Mali i Zi, për nga kriteret e përcaktuara, as nuk është përfshirë në listë!

Në të njëjtën kohë, Smardart ofron edhe listen e trenave më të shpejtë, për nga mesatarja – prinë Spanja  me 199.4 km/h, pataj vijnë Franca me 195.9 km/h, Italia me 169.9 km/h, Gjermania me 141.6 km/h, Mbretëria e Bashkuar me shpejtësi mesatare të trenave 134.4 km/h. Ajo që është për t’u veçuar është se trenat e shpejt elektrik në Francë mund të arrijnë shpejtësinë marramendëse prej 575 km/h, ndërsa në Gjermani  deri në 500 km/h. Ekspertët thonë se shpejtësia dhe ngadalësia e trenave flasin edhe për shkallën e investimeve në secilin vend veç e veç. /Klan Macedoni&Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia