Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska deklaroi se çerdhet pavarësisht grevës duhet ti pranojnë fëmijët. Mirëpo ajo ishte optimiste që deri me 11 Prill të arihet një marëveshje nga të dyja palët.
Besoj që deri me të 11 të arihet një marrëveshje megjithatë ne përputhje me ligjin për mbrojtje të femijëve çerdhet duhet ti pranojnë femijët drejtorët e çerdheve duhet të drejtohen komunave që për të gjithë ato që janë ne greva të gjej kuadro zëvendsuesë
Që domethënë çerdhet duhet të punojnë e drejtë legjitime është të bojkotohet mirëpo edhe në bazë të ligjit edhe Kushtetuës fëmijët duhet të pranohen, deklaroi Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska
Kujtojmë se greva do të fillojë më 11 prill, deri në arritjen e negociatatave me ministritë kompetente dhe zyrtarët qeveritarë, ose do të zgjasë derisa të arrijmë marrëveshje kanë deklaruar nga SASHK
SASHK kërkon harmonizimin e pagave në arsim me pagën minimale, e cila nga ky muaj u rrit nga 15.200 në 18.000 denarë dhe po ashtu paga minimale të jetë bazë me të cilën do të shumëzohen koeficientët e vendeve të punës. Sindikata kërkon rregullime pagash si për stafin e çerdheve, ashtu edhe respektimin e pagës minimale në arsimin e lartë dhe për personelin në konvikte.