close
Vendi

TRENDAFILOV: KUR TË DËNOHET LARJA E PARAVE, KRIMI DO TA HUMBË VLERËN

trendafilov

LËNDËT E “LARJES SË PARAVE” NUK DO TË QËNDROJNË NË SIRTARË


Krimi është aktivitet I levërdishëm derisa nuk ia konfiskojmë kriminelëve pasurinë e arritur. Shpresoj që gjatë kësaj periudhe do të kemi më shumë raste që kanë të bëjnë me “larjen e parave” dhe do të ndodhin konfiskime më të mëdha, thotë drejtori I njësisë së intelegjencës financiare Bllazho Trendafillov në intervistë për REL.

Rasti “Fortesa”, në të cilin janë të implikuar edhe ish zyrtarë shtetërorë rëndon më shumë se 10 milion euro “larje parash” I cili ende nuk ka epilog dhe hetimet vazhdojnë. Drejtori I njësisë së intelegjencës financiare Bllazho Trendafillov thotë se rastet e larjes së parave janë shumë të vështira për tu zbuluar pasi transaksionet e këtilla shpesh kalojnë nëpër rrugë legale dhe për të shkuar në gjykatë duhen shumë dëshmi të forta.

BLLAZHO TRENDAFILLOV- DREJTOR I NJËSISË SË INTELEGJENCËS FINANCIARE

“Veprat e larjes së parave dhe financim të terrorizmit janë shumë të vështira për tu dëshmuar pasi janë vepra ku është e domosdoshme dëshmia se ku kanë kaluar të ardhurat, prapa këtyre veprave, cdo herë qëndron dokumentacion I shkruar I cili ka kaluar përmes rrugës legale të sistemeve financiare të më shumë shteteve…vlersoj se në periudhën e ardhshme, prokurorët do të kenë dëshmi të forta që të mund ti bindin gjykatësit ti fillojnë dënimet për larje parash, t’ia konfiskojmë pasurinë e arritur përmes krimit, vetëm kështu do ta shëndrojmë krimin në aktivitet jo të leverdishëm. “

Regjistri për pronarë të vërtetë, I vënë në funksion së fundi, ende është në zhvillim e sipër thotë Trendafillov. Ky regjistër ka një afat deri më 27 prill, deri kur, nëse sipërmarësit nuk I japin të dhënat e vërteta për pronësi, kontabilistët dhe bankat nuk do të mund ta kryejnë pagesën e rrogave. Është një detyrë e cila është patjetër të kryhet nga ana e pronarëve. Ky regjistër, shton Trendafillov, është vënë në funksion që të vërtetohet pronësia e kompanive dhe në këtë mënyrë të detektohen rastet e larjes së parave nga institucionet përkatëse.

BLLAZHO TRENDAFILLOV- DREJTOR I NJËSISË SË INTELEGJENCËS FINANCIARE

“Hapja e një kompanie Offshore ndodh për tre arsye, larje parash, ikje nga tatimi dhe arsye e tretë është fshehje e pronarit të vërtetë. Për këto kompani, nëse nuk ekziston një person fizik si pronar, bankat nuk mund t’ia ngrijnë pasurinë dhe veprimtarinë zyrtare, kështu përmes regjistrit do të arrijmë që larjen e parave, transparencën, ta qartësojmë se kush qëndron prapa, kush ka fituar tenderë dhe vallë ka përplasje interesash.Ky regjistër është ndër zotimet më të rëndësishme të kësaj qeverie që do ta luftojë korrupsionin”

Trendafillof thotë se vendi ynë, problemin më të madh e ka te statistikat, nuk ka të dhëna dhe kontrollë mbi veprat, një mekanizëm që do ta luftonte këtë është sistemi I ekipit operativ të qeverisë kundër korrupsionit, besojmë se kështu do ti plotësojmë edhe vërejtjet e ndërkombëtareve sa I përket cështjes së krimit dhe korrupsionit dhe nuk do të ketë më vepra të cilat qëndrojnë nëpër sirtare, shton Trendafillov. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia