close
Vendi

TRIFONOV: NUK DUHET TË HIQET VETOJA NDAJ RMV-së

A604CB7F-19CA-4730-849F-BFB94C27C3CC

Lideri i partisë bullgare “Ka një popull të tillë”, Sllavi Trifonov, dje për herë të parë ka dhënë një intervistë për Televizion Publik të Bullgarisë. Ndër temat që janë diksutuar kanë qenë koalicioni i mundshëm për Qeverinë e re, heqja e levit si valutë, raportet me Presidentin Radev dhe padyshim pozicioni bullgar ndaj RMV-së.

Në pyetjen nëse Bullgaria duhet ta ndryshojë qëndrimin dhe ta heq veton ndaj RMV-së për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, Trifonovi ka komentuar se pozicioni actual i Sofjes është i drejtë. Derisa raporti i Shkupit dhe maqedonasve nuk ndryshon ndaj Bullgarisë, nuk do të ndryshohet as vendimi për veton – ka thënë Trifonov.

“Nuk mendoj se pozicioni i Bullgarisë rreth kësaj cështjeje duhet të ndryshojë. Sic është ashtu duhet të mbetet. Topi është në anën e tyre dhe ata duhet të bëjnë dicka që ne të ndryshojmë qëndrim. Ne një kohë të gjatë patëm marrëdhënie të shkëlqyera me ta. Reagimi i tyre nuk ishte i tillë” – ka thënë lideri i partisë “Ka një popull të tillë”, Sllavi Trifonov, në një intervistë për Televizion Kombëtar të Bullgarisë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia