Tritol bizneseve të Noizy-t në Durrës

SHPËRTHIMI KA QENË I FORTË, SHËNOHEN VETËM DËME MATERIALE

Dy objekte, njëri që funksiononte si dyqan rrobash dhe tjetri si lokal, janë dëmtuar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm me lëndë eksplozive. Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Të dyja bizneset janë në pronësi të reperit të njohur Rigels Rajku, i njohur edhe me emrin e artit Noizy.

Lënda plasëse mësohet se është vendosur në dyqanin që ndodhet në katin parë të ndërtesës që siç bën me dije policia ishte marrë me qira nga babai i këngëtarit Bashkim Rajku dhe që shërbente për të shitur veshje të markës së Noizyt.

Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe për pasojë është dëmtuar edhe lokali i këngëtarit Rigels Rajku që ndodhet në katin e dytë.

Gjithashtu nga shpërthimi i lëndës plasëse janë dëmtuar edhe xhamat e disa shtëpive pranë.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia pasi mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet duke marrë fillimisht pamjet e kamerave të sigurisë të dy bizneseve si dhe të objekteve ngjitur, çka mund të ndihmojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një ditë më parë policia ka proceduar penalisht Noizyn dhe babanë e tij, Bashkim Rajku, pas përplasjes me reperin Kleviol Ahmeti./KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share