close
Shëndetsi

Tromboza nga Covid edhe 6 muaj pas infektimit

COVID-19-and-Thrombosis-1200×800-1

Studimi suedez: Rrezik i ulët tek të vaksinuarit


Personat që kanë kaluar COVID-in rrezikohen nga trombozat deri në 6 muaj pas infektimit. Në këtë përfundim arrin një studim i një grupi mjekësh suedezë, të cilët thonë se më të rrezikuarit janë ata që e kanë kaluar koronavirusin me simptoma të rënda.

Sipas studimit të publikuar në revistën prestigjoze British Medical Journal, rreziku deri në 6 muaj është kryesisht për zhvillimin e trombozave në mushkëri. Nuk janë të pakta rastet, kur trombozat e shkaktuara nga COVID u kanë krijuar hemoragji të brendshme ose goditje në tru pacientëve, duke i rrezikuar edhe vdekjen. Rreziku më i lartë, sipas studimit, është deri dy muaj pas infektimit.

Të dhënat tregojnë se në çdo 10 mijë pacientë me COVID, 17 pësojnë tromboza në mushkëri. Ndërsa tek pacientët që nuk kanë kaluar COVID, raporti është shumë herë më i ulët, 1 në 10 mijë. Megjithatë, rreziku i trombozave ka rënë krahasuar me valën e parë të COVID-it falë vaksinimit dhe përmirësimit të teknikave të mjekimit.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia