close
Bota

TRUMP: LUFTA, FUNDI ZYRTAR PËR IRANIN

ED5DD02E-F432-4317-95D7-B399FBE3BEE6_cx0_cy5_cw0_w650_r1_s

Nëse Irani do të luftojë, ky do të ishte fundi zyrtar për Iranin. Një fjali e shkruar nga presidenti amerikan Donald Tramp në profilin e tij në Tuiter. “Mos kërcënoni më kurrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shton presidenti amerikan.

Paralajmërimi i kreut të shtëpisë së bardhë vjen pasi një raketë është hedhur në zonën e gjelbër në Bagdad ku gjendet ambasada amerikane. Dyshimet e para janë për militantët shiitë të mbështetur nga Teherani.

Një javë më parë departamenti amerikan i shtetit, me një vendim të jashtëzakonshëm urdhëroi të gjithë personelin jo të domosdoshëm që të largohej nga ambasada në Bagdad. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia