close
Bota

TRUMP: NËSE ZGJIDHEM PRESIDENT NUK DO T’I MBROJ ALEATËT E NATO-s

donald-trump-short-fingered-vulgarian-fingers-bruce-handy-ss13

Kandidati republikan në garën presidenciale, Donald Trump, ka tronditur me një deklaratë sa i përket NATO-s duke nënvizuar se në rast se ai do të shpallet fitues i zgjedhjeve për Shtëpinë e Bardhë do të braktisë parimin e mbrojtjes automatike për vendet anëtare të Aleancës.

Në një prononcim për mediat amerikane,Trump tha se Shtetet e Bashkuara do t’i mbrojnë aleatët vetëm nëse këta të fundit do t’i kenë përmbushur të gjitha detyrimet ndaj Washingtonit. Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga zyrtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut, pasi parimi i mbrojtjes kolektive është një ndër marrëveshjet themelore të NATO-s.

Ky parim nënkupton angazhimin e të gjithë shteteve të aleancës për të mbrojtur një vend anëtar i cili mund sulmohet nga një ushtri e huaj. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia