close
Bota

TRUMP: PLAN PËR PAQE NË LINDJEN E MESME

Trumpi1-6-770×433-659×330

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se planifikon të prezantojë planin e tij për paqe në Lindje të Mesme më 28 janar, në ditën kur është raportuar se do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Uashington.

“Ndoshta do ta prezantojmë planin pak para vizitës”, u ka thënë Trump gazetarëve.“Është një plan fantastik. Është një plan për të cilin kemi punuar shumë”, ka shtuar ai.

Palestinezët, që nuk kanë qenë të ftuar në Shtëpinë e Bardhë në takimin me Netanyahun, kanë dënuar menjëherë këtë njoftim dhe kanë deklaruar se e paralajmërojnë Izraelin dhe administratën amerikane që të mos kalojnë ”linjat e kuqe”. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia