close
Bota

TRUMP: PROCEDURA PËR SHKARKIM, MASHTRIMI MË I MADH

Screenshot_1

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka quajtur procedurën për shkarkimin e tij, të nisur nga demokratët, si “mashtrimin më të madh” në historinë e politikës amerikane.

Video-mesazhi i publikuar nga Trump në rrjetet sociale, vjen si kundërpërgjigje pas nisjes së hetimeve ndaj tij lidhur me dyshimet se ai, përmes bllokimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, i ka bërë presion Kievit zyrtar, që të hetojë kundërshtarin e tij politik, ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden.

Trump tha se demokratët – të cilët javën e kaluar nisën procedurat për shkarkimin e presidentit – duan “të marrin gjithçka”. Në thelb të këtij skandali është publikimi i një raporti të një informatori, i cili ka treguar detaje për telefonatën e 25 korrikut ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelenskiy. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia