close
Bota

TRUMP: REFORMIM NË SISTEMIN E EMIGRACIONIT

Screenshot_5

Presidenti amerikan Donald Trump paraqiti planin e tij për reformimin e sistemit të emigracionit, duke thënë se do që të rekrutojë më të talentuarit. Propozimi për ndryshimin e ligjeve të emigracionit, vjen pas vitesh hapash prapa dhe ngecjesh. Plani ka si synim ta largojë procesin e miratimit të kërkesave të emigracionit nga lidhjet familjare dhe nevojat humanitare.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, plani do të forcojë sigurinë e kufijve dhe të krijojë një sistem bazuar tek merita. Plani do ta eliminonte krejtësisht programin e lotarisë amerikane, në bazë të së cilit u jepen karta të gjelbra 50,000 njerëzve nga vende me përqindje të ulëta imigrantësh në Shtetet e Bashkuara. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia