close
Bota

TRUMP TREGON PA QËLLIM DISA DETAJE TË MARRËVESHJES ME MEKSIKËN

Screenshot_5

Presidenti amerikan, Donald Trump ka treguar pa qëllim disa detaje të marrëveshjes të tij për imigrim me Meksikën. Ai ka refuzuar të diskutojë planet me gazetarët, duke thënë se ato janë “sekrete”. Mirëpo teksa ka bërë këto deklarata, ai ka mbajtur një letër në dorë që, ka treguar detajet e marrëveshjes, të cilën e kanë fotografuar më pas disa media. Presidenti Trump ka ashpërsuar rregullat me kufirin me Meksikën, duke kërcënuar me vënie të tarifave në importet e Meksikës nëse nuk ndalet vala e migrantëve. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia