close
Rajoni

Trupi i myftiut Muamar Zukorliq do zhvarroset, djali i tij njofton se gjykata vendosi për autopsi

muamer-zukorlic-muftija-sandzacki-ne-treba-mi-suglasnost-reisa-kavazovica_1415012294

Gjykata e Lartë e Novi Pazarit, ka vendosur ta zhvarros trupin e akademikut, myftiut, Muamar Zukorliq, për të kryer autopsinë për të zbuluar shkakun e vdekjes së tij.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi, djali i të ndjerit Zukorliq, Usame.

”Njoftoj publikun se Gjykata e Lartë në Novi Pazar vendosi të kryejë zhvarrosjen dhe autopsinë e trupit të akademikut të ndjerë myftiut, Muamer Zukorliq të premten, 6. Maj 2022”.

”Gjykata Supreme ka miratuar një ekspertizë ndërkombëtare që përbëhet nga autoduket e mjekësisë ligjore nga Beogradi (Serbi), Sarajeva (Bosnje dhe Hercegovina) dhe Hamburgu (Gjermani). Procesi do të mbikëqyret edhe nga Prokuroria e Shtetit e Bosnjës dhe Hercegovinës”.

”Allahu i Madhërishëm na e lehtësoftë procesin dhe të dalë e vërteta në shesh”, shprehet ai mes tjerash.

Akademiku Muamar Zukorliq, ish-myftiu i Sanxhakut dhe kandidat për reis-l-ulema i Bashkësisë Islame në Bosnje dhe Hercegovinë, kishte vdekur papritur më 6 nëntor të 2021-ës, në moshën 52-vjeçare.

Mbi 100 mijë besimtarë thuhet të ishin pjesë e ceremonisë së varrimit të tij në Novi Pazar.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia