close

Ky është kalimi kufitarë në mes të Bosnjës dhe Serbisë. Një grup turistësh ishte nisur për pushime, por tani udhëtimin e bëjnë në përcjellje për shkak se vijnë nga Vuhan, vendi që u shpall karantinë në Kinë. Xhiroja e tyre në Kroaci e Bosnje u ndoq ka autoritetet e të trija vendeve, ndonëse pa shenja së mund të bartnin virusin vdekjeprurës. Ata tani kanë arritur për disa ditë në Serbi.

‘Në bazë të protokolit që kemi dhe nëse gjendet dikush i infektuar që vjen nga Vuhan, atëherë do të izolohet në hapësira të veçanta dhe masa të tjera.’- tha Vladan Shaponiq, Epidemiolog.

Kjo është festa e Vitit të Ri Kinez, me kalendarin lunear. Mijëra turistë kinezë kanë shtuar vizitat e tyre viteve të fundit në Ballkan pasi të paktën në Serbi, Bosnje dhe Shqipëri mund të udhëtojnë pa viza. Lehtësira kanë në vendet tjera nëse janë grup. Vetëm në Serbi nëntë muajt e parë të vitit që shkoi kanë zbarkuar 77 mijë turistë kinezë.

Autoritetet thonë se nuk ka rrezik, por apelojnë tek qytetarët të ndjekin organet zyrtare në rast se gjendja ndryshon. Por, turistët duket se janë mirë.

‘Së pari i këshillojmë qytetarët të mos krijojnë panic pasi nuk ka hapësirë për këtë. Qytetarët duhet të ndjekin ministrinë dhe institutet dhe qëndrat e tjera shëndetësore. Nëse ka dicka qytetarët do të informohen më kohë, por ne nuk presim ndonjë gjë alarmante.’ –shprehet Vladan Shaponiq, Epidemiolog.

Ishte dyshuar për një rast të një pacienti në Ballkan, por nuk kishte rezultuar i infektuar. Ministria serbe e Shëndetësisë ka thënë se masat janë marrë dhe deri më tani nuk ka raste pacientësh të infektuar. /Idro Seferi, Beograd/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia