close
Bota

TURQI: ERDOGAN – EVROPA PËRGJEGJËSE PËR MBYTJEN E EMIGRANTËVE NË MESDHE

no thumb

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan e akuzoi sot Bashkimin Europian se nuk ka bërë aq sa duhet për të zgjidhur krizën e emigrantëve që përfshinë këto vende, duke pohuar se vendet e BE-së ishin përgjegjëse për mbytjen e emigrantëve në detin Mesdhe. Në një fjalim të mbajtur në Xhakarta, Erdogan theksoi politikën e Turqisë e cila ka pritur dy milionë refugjatë, duke hedhur kritika ndaj Europës të cilën e quajti të paaftë që përballet me këtë situatë, pasi siç tha, ka pritur 10 herë më pak emigrantë se sa Turqia. “Një total prej dy milionë refugjatësh, 300 mijë nga Iraku, 1,7 milionë nga Siria janë akomoduar tashmë në Turqi, ja vlerat e vendit që përfaqësojmë’, deklaroi Erdogan, në vizitën zyrtare në Indonezi. “Por, kur hedhim vështrimin në brendësi të Evropës, vëmë re se këto shtete nuk kanë qenë të afta të mirëpresin, veçse 200 mijë refugjatë në territorin e tyre”, shtoi ai. /Agjencitë e lajmeve/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia