close
Bota

GODITEN MEDIAT NË TURQI: MBYLLEN 45 GAZETA, 16 TELEVIZIONE DHE TRI AGJENCI

80106BE7-6C1B-405C-9EFB-EABD9D70E0BD_w987_r1_s

Qeveria turke ka mbyllur 45 gazeta, 16 televizione dhe tri agjenci lajmesh në suazat e një gjendje të jashtëzakonshme që e imponoi Presidenti Rexhep Taip Erdogan pas grusht-shtetit të dështuar në mes të muajit.

Javën e kaluar Erdogan deklaroi se këto aksione janë me qëllim që të largohen kërcënimet e dyshuara që rezultuan nga grusht-shteti ushtarak. Gjithashtu të shkarkuar nga puna ose të suspenduar janë edhe mijëra zyrtarë të administratës publike.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadollia, rreth 1. 700 ushtarë dhe 87 gjeneralë janë lëshuar nga puna.

Shefi i diplomacisë turke Mevlut Çavushollgu lajmëroi se nga ministria e Punëve të Jashtme deri tash janë shkarkuar nga puna 88 të punësuar.

Organi përgjegjës për mediat në Turqi javën e kaluar ka revukuar liçencat e mbi 20 radiostacioneve dhe televizioneve të cilët pretendohen se janë të lidhura me teologun Fetulla Gylen, për të cilin Erdogan pohon se qëndron pas kryengritjes.

Turqia formalisht kërkon ekstradimin e Gylen nga SHBA ku ai jeton si azilant, por ai  mohon përfshirjen në komplot.

Nga ana tjetër Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag, tha se sot se ka të dhëna të sigurta se Fethullah Gulen ka ndërmend të largohet nga streha e tij në Pensivali, dhe mund të largohet për në Australi, Meksikë, Kanada, Afrikën e Jugut apo Egjipt.

Në një intervistë ekskluzive me televizionin gjerman, ARD presdienti Erdogan ka thënë se BE nuk ka respektuar ujdinë e bërë për mbështëtjen financiare të 3 milionë refugjatëve sirianë, duke i quajtur krerët evropianë të shitur, por BE i ka hedhur poshtë këto akuza.

Por që prej dështimit të puçit ushtarak në Turqi është ndezur debati, nëse marrëveshja për refugjatët duhet të qëndrojë ende në fuqi. Aktivistët për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar marrëveshjen që në fillim.

Erdogan mbrojti në intervistë me ARD-n qëndrimin e ashpër kundrejt kundërshtarëve politikë dhe e la të hapur zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme pas tre muajsh. “Po qe se gjendja është normalizuar, nuk kemi nevojë për tre muaj të tjerë”, tha kreu i shtetit turk.

I pyetur për rivendosjen e dënimit me vdekje, Erdogan iu referua vullnetit të popullit. “Nëse jemi në një shtet ligjor demokratik, atëherë fjalën e ka populli. Dhe çfarë thotë populli sot? Ata duan që të rivendoset dënimi me vdekje”, tha Erdogan. /TvArt&Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia