close
Bota

TURQI: KËRCËNIMI ENDE NUK KA KALUAR  

551015212578b79f24e66c339619329_v4_big-640×358

Në Turqi situata ende është e tensionuar edhe shtatë ditë pas tentimit të grusht-shtetit. Presidenti Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministri Binali Yildirim kanë bërë thirje për bashkim duke thënë se kërcënimi ende nuk ka kaluar.

Ndërkohë, Erdogani është takuar para kamerave për herë të parë me shefin e shërbimit sekret Hakan Fidani, njeriu për të cilin thotë se nuk ka mundur ta marre në telefon kur është bërë tentimi i grusht-shtetit. Erdogan thotë se shërbimi sekret ka bërë siç i quajti lëshime të shumta, por poashtu tha se tani qeveria është më e zgjuar. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia