close
Bota

TURQI: MERKEL TAKON ERDOGANIN

36610138_303

Kancelarja gjermane Angela Merkel është në Stamboll ku mori pjesë edhe në inaugurimin e hapjes së universitetit gjermano-turk. Gjatë ceremonisë shefja e qeverisë gjermane u shpreh se ky është një hap më afër marrëdhënieve Gjermani-Turqi, duke u treguar mirënjohëse për kontributin e Ankarasë zyrtare për strehimin e refugjatëve sirianë.  Sot Turqia mirëpret miliona refugjate siriane. Ne e vlerësojmë shume kete kontribut te madh te Turqisë, pasi u jep shprese refugjateve. Ky universitet tregon partneritetin mes Turqisë dhe Gjermanisë. Ndërsa kreu i shtetit turk Rexhep Taip Erdoan nuk nguroi t’i bënte apel faktorit ndërkombëtar se po gabon me Libinë njësoj si me luftën në Siri. Takimi mes Merkel dhe Erdogan vjen pak ditë pas konferencës ndërkombëtare për Libinë në Berlin, ku të gjitha palët ranë dakord për arritjen e armëpushimit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia