close
Bota

TURQI: ORË POLICORE DHE “MBYLLJE” E TËRËSISHME GJATË FUNDJAVËS

C8735DC3-E91F-4EEB-8C73-8D18D5A04EE3

Qeveria e Turqisë nga nesër ( E Martë ) vendos orë policore nga ora 21.00 deri ora 05.00 në ditët e punës dhe “mbyllje” të tërësishme gjatë fundjavës, respketivisht nga ora 21.00 të Premten deri ora 05.00 në mëngjes të Hënën.

Presidenti turka Rexhep Taip Erdogan njoftoi se masat e reja shtrënguee janë miratuar me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Masat e reja shtrënguese hyjnë në fuqi nesër, kurse do të lirohen vetëm disa sektorë sic janë furnizimi dhe prodhimi.

Për të tetën ditë me radhë Turqia regjistron shifra rekorde të rasteve ditore të viktimave nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të MSH-së së Turqisë, kanë ndërruar jetë 188 persona, kurse janë konfirmuar 31.219 raste të reja, shifër kjo më e lartë që nga fillimi I epidemisë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia