close
Bota

TURQI: PAS MBYLLJES SË BAZËS INÇIRLIK, NATO TËRHEQ 50 KOKA BËRTHAMORE B61

Turqi-10-780×439

Mbyllja e bazës ajrore Inçirlik, ka ngritur një sërë dilemash dhe pyetjesh të rëndësishme – sa është mençuri mbajtja e rezervave më të mëdha të armëve bërthamore në Evropë, në një vend të ndjeshëm që sapo  i shpëtoi një grusht-shteti

Kërcënimet potenciale terroriste në këtë bazë të NATO-s, vetëm 100 kilometra larg kufirit sirian, ka çuar në ngritjen e nivelit të sigurisë.

Thuhet se në bazën ushtarake Inçirlik ruhen 50 bomba bërthamore të tipit B61. Dhe tentimi për një grusht shtet, ka rritur shqetësimin për mbajtjen e një arsenali të tillë të rrezikshëm në një rajon të paqëndrueshëm.

“Mendoj se është e rëndësishme të kuptohet se mbajtja e armëve bërthamore në Turqi është e rrezikshme, e në veçanti që gjatë viteve të fundit kur edhe është rritur ndjeshëm rreziku”, ka deklaruar për Guardian, Hans Kristensen, ekspert i armëve bërthamore në Aleancën e shkencëtarëve amerikanë.

“Mendoj se gjendja e sigurisë në Turqi dhe në zonën përreth bazës ushtarake, nuk i plotëson kërkesat e sigurisë për ruajtjen e armëve bërthamorë të SHBA-ve. Duhet të merren parasysh të gjitha këto paralajmërime para se diçka të shkoj keq. Ka ardhur koha për tërheqjen e këtyre armëve”, ka shtuar Kristensen.

Qeveria turke ka bërë të ditur se disa nga puçistët kanë qenë të stacionuar në Inçirlik, nga ku edhe kishin ikur me helikopterë. Dhe për këtë arsye është mbyllur hapësira ajrore mbi bazë dhe është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Gjithashtu, janë ndaluar përkohësisht edhe operacionet ajrore amerikane kundër militantëve të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia