close
Sport

TURQI: PËRJASHTOHEN 94 ZYRTARË TË FUTBOLLIT

erdogan

94 zyrtarë të Federatës së Futbollit në Turqi janë përjashtuar nga puna pas tentimit të dështuar të grusht-shtetit muajin e shkuar.

Pas përplasjeve më 15 korrik, në Turqi është shpallur gjendje emergjente, por ndeshjeve të futbollit iu është dhënë drita jeshile për t’u zhvilluar.

Gjithsesi, një gjyqtar i Super Ligës thuhet se është në mesin e të përjashtuarve.

“Federata jonë e sheh të domosdoshme largimin e 94 personave, duke përfshirë edhe gjyqtarë dhe asistentë, anëtarë të komiteteve dhe mbikëqyrës”, thuhet në një njoftim të TFF-së. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia